Orkestra frymore e Forcave Ajrore Turke paraqitet me koncert në qendër të Prizrenit

Pjesëtarët e orkestrës frymore të Forcave Ajrore Turke, të dielën pasdite, kanë realizuar një koncert të hapur në qendër të Prizrenit.

Ky aktivitet sipas autoriteteve komunale të Prizrenit ka krijuar një atmosferë ndryshe në sheshin “Shatërvan” në Prizren.

“Qytetarët patën mundësinë të shijojnë një koncert të veçantë të orkestrës frymore të Forcave Ajrore Turke, performancë mbresëlënëse që solli emocione dhe elegancë në zemër të qytetit tonë”, thuhet në njoftimin e kryetarit Shaqir Totaj.

Në të njëjtën kohë është sqaruar se aktiviteti është organizuar nga Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Turqisë në Prishtinë, orkestra frymore e Forcave Ajrore Turke do të realizojë koncert të ngjashëm edhe në Sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, me datën 20 maj 2025 me fillim nga ora 19:00.

Më Shumë

“Nga fusha e blertë në vijën e frontit…” – Munishi nderon ish-futbollistin e Lirisë, Përparim Thaçi

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit prizrenas dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaçi, me një mesazh emocional të publikuar në...

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

Lajmet e Fundit