11.7 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Performanca fantastike e 34 nxënësve me çifteli, mësuesi nga Dragashi frymëzon brezat

Në një kohë kur teknologjia po e zbeh interesimin e të rinjve për trashëgiminë kulturore, një mësimdhënës në fshatin Kuk të Dragashit po e sfidon këtë tendencë me pasionin e tij për muzikën tradicionale shqiptare.

Krenar Vehebiu, mësimdhënës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Samidin Emini”, ka arritur të krijojë një ansambël instrumental me 34 nxënës nga klasat 6 deri në 9, të cilët luajnë me çifteli si artistë të vërtetë.

“Nxënësit e mi sot luajnë me çifteli si artistë të vërtetë – jo prej rastësie, por prej djersës dhe dashnisë që i kam dhanë këtij profesioni”, ka shkruar ai në një postim të ndjerë, duke nënvizuar përkushtimin dhe pasionin që e ka udhëhequr në këtë rrugëtim të rrallë edukativ.

Pavarësisht sfidave që vijnë nga mungesa e burimeve në një shkollë të vogël, Vehebiu ka treguar se dashuria për muzikën tradicionale dhe përkushtimi i tij arsimor mund të japin fryte të mëdha. Ai arriti të përgatisë nxënësit për të luajtur një instrument që kërkon përqendrim, ndjeshmëri artistike dhe disiplinë – çiftelinë.

 

Nisma e tij është më shumë se një aktivitet shkollor: është një kontribut i çmuar për ruajtjen e identitetit kulturor kombëtar dhe një inspirim për mësimdhënësit në gjithë Kosovën. Brezat që mësojnë çiftelinë sot, falë Krenar Vehebiut, do të jenë nesër bartës të vlerave autentike shqiptare./Telegrafi/

Marketing

Më Shumë

Gola: Sakrifica e Lubizhdës, dëshmi e pashlyeshme e lirisë së Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e Lubizhdës së Hasit, duke vlerësuar sakrificën e tyre si pjesë të rëndësishme...

Fury rikthehet në ring, sfidon Makhmudovin

Bota e boksit sonte kthen vëmendjen drejt një superpërballjeje në peshat e rënda, ku Tyson Fury rikthehet në ring për t’u përballur me Arslanbek...

Lajmet e Fundit