-2 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Profesori i UPZ-së, Millaku mohon akuzat për kanosje, angazhon avokatin Gjini për mbrojtje

Profesori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Shkëlqim Millaku, i cili dyshohet për kanosjen e koleges së tij, Vjollca Dibra, ka angazhuar avokatin Gent Gjini për ta përfaqësuar në këtë çështje ligjore.

“Zgjedhjet ‘akademike’ në Universitetin e Prizrenit përfunduan më 16.05.2025. Ato ishin pjesërisht demokratike. Në të njëjtën ditë, kandidatja që i humbi zgjedhjet ‘DMVA’, ka bërë denoncime, shpifje dhe ka publikuar lajme në portale të ndryshme, me qëllim dëmtimin e autoritetit tim akademik. Prandaj, sot kam autorizuar avokatin tim, z. Gjinin, për të më përfaqësuar”, ka shkruar Millaku në Facebook.

Ai thotë se do të dëshmojë pafajësinë dhe integritetin e tij profesional.

“E drejta mund të vonohet, por do të argumentohet se ne jemi korrektë, të ndershëm dhe intelektualë. Kjo do të vërtetohet, ashtu siç është vërtetuar më parë me aktgjykime të formës së prerë. I njëjti person ka pasur ambicie personale për një pozitë udhëheqëse, por ka harruar se organi më i lartë akademik është Senati dhe jo themeluesi i njësisë akademike – në këtë rast unë. Senati ka refuzuar kandidaturën e saj në çdo garë, dhe këtë e kanë bërë edhe gjykatat, të cilat kanë qenë në anën time – në anën e drejtësisë”.

Millaku apelon që çështjet e brendshme të mos ekspozohen publikisht.

“Unë jam këmbëngulës dhe i bindur se çështjet e brendshme duhet t’i zgjidhim brenda Universitetit, jo në publik, duke dëmtuar kështu tempullin tonë të dijes. Miq të nderuar, ju siguroj se Universiteti është shembull i dijes dhe respekti ndaj tij duhet të ruhet. Në proceset demokratike ndodhin edhe situata të tilla tendencioze”.

Gjatë së shtunës është raportuar për një incident në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ku pretendohet se profesori Shkëlqim Millaku ka kanosur një kolege të tij.

Sipas avokatit Gent Gjini, klienti i tij është ftuar në polici në cilësinë e të pandehurit.
“Profesori ka qenë i indinjuar për mënyrën se si zonja ka marrë dhe uzurpuar zyrën e tij”, deklaroi avokati Gjini./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shoqërohet në polici një 75-vjeçar në Prizren, dyshohet se grisi fletëvotimin pasi s’iu lejua ta asistojë bashkëshorten në vendvotim

Një 75-vjeçar është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se grisi fletëvotimin e bashkëshortes në shenjë revolte pasi nuk iu lejua ta asistojë atë...

Shannon Shorter i bashkohet Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar sot afrimin e lojtarit amerikan Shannon Shorter. Lojtari me përvojë të gjatë ndërkombëtare pritet të sjellë forcë, stabilitet dhe lidership në repartin...

Lajmet e Fundit