6.8 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Prokuroria në Prizren, 13 aktakuza ndaj 20 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ka ngritur 13 aktakuza kundër gjithsej 20 personave, të dyshuar për një sërë veprash penale që lidhen me dhunë, vjedhje, armëmbajtje pa leje, narkotikë dhe mashtrim.

Në njoftimin zyrtar thuhet se aktakuzat janë ngritur pas zhvillimit të hetimeve për raste të ndara, dhe përfshijnë veprat penale si më poshtë:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale: “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale: “Vjedhja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale: “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale: “Fajdeja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale: “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale: “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale: “Kanosja” dhe “Mospërfillja e gjykatës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale: “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale: “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale: “Kanosja”, “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Marketing

Më Shumë

Funksionalizohet Njësia Koronare në Spitalin e Prizrenit

Njësia Koronare në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është vënë zyrtarisht në funksion, raporton PrizrenPress. Lajmin e ka bërë të ditur...

Durmishi: Rruga Prizren – Tetovë po bëhet realitet

UD ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se projekti i rrugës Prizren–Tetovë po bëhet realitet. Ai në Facebook ka publikuar një video...

Lajmet e Fundit