Java nis me vapë verore – temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Kjo javë pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike. Sipas IHMK-së indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri në 17:00.

Kujdes i veçantë duhet të tregohet për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Sugjerohet të vishen rroba me ngjyra të hapura dhe të konsumohet sa më shumë lëngje, veçanërisht ujë.

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.

E marte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

E enjte – Mot me diell dhe pak vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

E premte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit