13.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Zhgënjim në Letoni, Shqipëria nuk shkon më shumë se barazimi 1-1

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një paraqitje zhgënjyese në përballjen ndaj Letonisë, ku nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, rezultat që venit dukshëm shpresat për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.

Takimi nisi me ritëm të lartë, dhe momenti vendimtar i pjesës së parë erdhi në minutën e 18-të, kur gjyqtari turk akordoi një penallti për vendasit, pas një kontakti të Marash Kumbullës me një lojtar letonez që po avanconte drejt portës me topin në zotërim.

Në portë, Thomas Strakosha u shfaq vendimtar dhe hero i vërtetë, duke pritur goditjen nga pika e bardhë dhe duke mbajtur të paprekur rrjetën.

Në minutën e 29-të, Shqipëria kaloi në avantazh me anë të një autogoli ku pas një krosimi nga e djathta të Hoxhës ku topi u devijua fillimisht nga Rey Manaj, më pas u përplas te një futbollisti letonez Cernomordijs dhe përfundoi në rrjetë.

Megjithatë, gëzimi i kuqezinjve zgjati deri në fund të pjesës së parë pasi në minutat shtesë të saj, Letonia barazoi rezultatin pas një krosimi në zonë, ku ishte përsëri Cernomordijs i cili u lirua nga mbulimi dhe goditi me kokë duke mposhtur Strakoshën.

Pjesa e dytë nuk solli ndryshim rezultati. Loja u karakterizua nga pasaktësi dhe mungesë ideje në ndërtim, ndërsa përpjekjet për të rimarrë epërsinë mbetën të vakëta.

Takimi për Grupin K të kualifikueseve të Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” u mbyll me rezultatin 1-1, duke e mbajtur Shqipërinë ende në vendin e dytë të renditjes, por me shpresa të reduktuara për një kualifikim të mundshëm, pasi Serbia ka dy ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Marketing

 

Më Shumë

Totaj: Hasjanët dhe furraxhitë janë krenaria e Prizrenit – me punë dhe dinjitet do t’i japim përgjigjen më të mirë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas një deklarate përçmuese që, sipas tij, është bërë nga një ish-partner koalicioni, duke vlerësuar...

Përurohet parku i ri në lagjen ‘Ortakoll’ të Prizrenit

Në lagjen 'Ortakoll' të Prizrenit është përuruar një park i ri publik, i cili përfshin gjelbërim të shtuar, kënde lojërash dhe hapësira rekreative për...

Lajmet e Fundit