Delegacioni nga Iowa viziton Prizrenin, synohet zgjerimi i bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të martën ka pritur një delegacion nga shteti i Iowa-së, në përbërje të të cilit kanë qenë edhe Del Christensen, Drejtor Ekzekutiv i Iowa Sister States, si dhe Matthew Schultz, përfaqësues nga Iowa dhe ndërmjetësues në krijimin e marrëdhënieve të binjakëzimit mes qyteteve.

Gjatë takimit, sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet qyteteve, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare.

“Prizreni dhe Council Bluffs, Iowa janë tashmë qytete të binjakëzuara dhe kjo marrëdhënie po zhvillohet me hapa pozitivë, duke hapur mundësi të reja bashkëpunimi në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Pas takimit, delegacioni së bashku me kryetarin Totaj kanë vizituar edhe Këndin Amerikan në Prizren, ku janë njoftuar me aktivitetet për edukim e kulturë dhe janë shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim.

Marketing

Më Shumë

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Lajmet e Fundit