22.9 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Shkolla “Ruzhdi Berisha” në Dragash bëhet me kabinet të infermierisë – investim prej 18 mijë eurosh

Shkolla e Mesme e Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash është pajisur me një kabinet të ri të infermierisë, i cili do të shërbejë për zhvillimin praktik të nxënësve dhe ngritjen e cilësisë së mësimdhënies në këtë drejtim profesional.

Projekti është realizuar në kuadër të programit “Stabilizimi i Komunitetit”, me financim nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim, dhe me implementim nga IOM, në bashkëpunim me Zyrën për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Dragashit, raporton PrizrenPress.

“Ky është një projekt i realizuar në kuadër të programit ‘Stabilizimi i Komunitetit’, i financuar nga Zyra Evropiane dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim, dhe i implementuar nga IOM në bashkëpunim me Zyrën për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Dragashit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Vlera e pajisjeve për kabinetin arrin në 12 mijë euro, ndërsa Komuna e Dragashit ka ndarë edhe 6 mijë euro shtesë për renovimin e hapësirave, duke përfshirë vendosjen e pllakave të keramikës, gëlqerosjen, rregullimin e ujësjellësit, kanalizimit dhe ndriçimit.

Kabineti i ri është vizituar nga zyrtarë komunalë dhe partnerë të projektit, përfshirë nënkryetarin nga radhët e komuniteteve, Fejsal Halilovi?, shefin e Zyrës për Komunitete, Uzair Hamza, si dhe përfaqësues të organizatës IOM.

Sipas njoftimit, “kabineti është pajisur me të gjitha mjetet dhe pajisjet e nevojshme, dhe do të shërbejë si një mundësi e shkëlqyer për të ngritur cilësinë e mësimdhënies dhe për të zhvilluar aftësitë praktike të nxënësve të kësaj shkolle”./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Komuna e Dragashit ndan 39 mijë euro për aktivitetet kulturore në Gorë dhe Opojë

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, nënshkroi kontratën me përfaqësuesin e OJQ-së "Demokratska Omladina Gora", fituesen e thirrjes publike në fushën e Kulturës,...

Diva e skenës shqiptare, Aurela Gaçe, në Hardh Fest 2025

Hardh Fest premton emocione të mëdha këtë vit me një ndër emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare. Aurela Gaçe, diva e skenës shqiptare, do...

Lajmet e Fundit