20.2 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Kryeprokurori i Prizrenit dhe monitoruesi i EULEX-it diskutojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe ndëshkimin e krimeve mjedisore

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu priti në takim pune z.Vesa Satamo, monitorues tematik për krimet ndaj mjedisit nga Njësia për Monitorim të rasteve të EULEX-it.

Në këtë takim mori pjesë edhe prokurori/koordinator për veprat penale kundër mjedisit,Shpend Binaj.

Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër degradimit të mjedisit, një ndër sfidat aktuale që ndikon në shëndetin publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për aksionin e Prokurorisë së Prizrenit të datës 04.06.2025 kundër degradimit të mjedisit, ku kryeprokurori Kryeziu, shpalosi detaje të rëndësishme mbi këtë operacion dhe rezultatet e tij.

Gjithashtu, u diskutuan strategjitë e koordinuara për përmirësimin e zbatimit të ligjit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër krimeve mjedisore.

U theksua rëndësia e intensifikimit të hetimeve dhe ndëshkimit të veprave që degradojnë natyrën dhe burimet natyrore, si dhe përmirësimi i kapaciteteve të prokurorisë për trajtimin e këtyre çështjeve.

Në veçanti, u kërkua që tu jepet vëmendje e veçantë dhe përkushtim maksimal arsyetimeve për konfiskimin e mjeteve që shfrytëzohen për kryerjen e këtyre veprave penale, si një masë e domosdoshme për parandalimin dhe ndëshkimin efektiv të degradimit mjedisor.

Në përfundim të takimit, palët theksuan përkushtimin e tyre për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të marrë masa konkrete në luftën kundër degradimit të mjedisit.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Shkëlqeu me Prizrenin vjet, Leonard Memaj i bashkohet Drinit të Bardhë

Klubi futbollistik Drini i Bardhë ka bërë përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke afruar sulmuesin Leonard Memaj, i cili sezonin e kaluar...

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Lajmet e Fundit