17.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Arbnore Perquku largohet nga Bashkimi dhe i bashkohet Pejës 03

Një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos verore në basketbollin e femrave në Kosovë është zyrtarizuar sot, Arbnore Perquku, lidere shumëvjeçare e Bashkimit, i është bashkuar zyrtarisht klubit ambicioz Peja 03.

Klubi nga Peja e bëri të ditur lajmin përmes një njoftimi entuziast, duke e prezantuar Perqukun si një prej emrave më të mëdhenj të basketbollit në vend dhe si një shtyllë të rëndësishme për projektin e tyre të ri.

“KBF Peja 03 ka kënaqësinë të prezantojë një nga emrat më të mëdhenj të basketbollit të Kosovës, lideren e padiskutueshme dhe një nga lojtaret më të kompletuara të vendit – Arbnore Perquku!”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.

Perquku largohet nga Bashkimi pas shumë vitesh ku shërbeu si lojtare kyçe e ekipit. Gjatë kohës në Prizren, ajo fitoi tituj kampioni, kupa, dhe përfaqësoi klubin me dinjitet edhe në garat ndërkombëtare, përfshirë ligën rajonale WABA.

Kalimi i saj në Pejë shihet si një hap i guximshëm, por edhe sfidues për basketbollisten me përvojë, që tashmë do të drejtojë nga parketi një ekip në rritje.

“Me përvojën e saj të jashtëzakonshme dhe mentalitetin e fitueses, Arbnorja do të jetë pjesë kyçe në rrugëtimin tonë drejt synimeve më të mëdha, brenda dhe jashtë Kosovës”, shton njoftimi i klubit pejanas.

Ky transferim pritet të ndikojë jo vetëm në ecurinë e Pejës në sezonin e ri, por edhe të trazojë balancat në Superligën e Femrave, ku dominimi i Bashkimit mund të vihet në pikëpyetje pas largimit të një prej figurave më emblematike të tij./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Kastrati: Viti 2026 do të jetë vit i përkushtimit për urbanizimin e fshatrave

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në dëgjimet publike në vendbanime për hartimin e buxhetit për vitin 2026. Ai ka theksuar...

Rahovec–Xërxë: Fillon ndërtimi i ishullit ndarës dhe zgjerimi i rrugës në katër korsi

Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e ishullit ndarës në rrugën Rahovec–Xërxë, në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës në katër korsi përgjatë...

Lajmet e Fundit