10.3 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Edicioni i pestë i Autostrada Biennale hap dyert në Prizren: “Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës”

Në Prizren ka nisur edicioni i pestë i Autostrada Biennale, një ngjarje e rëndësishme e artit bashkëkohor, që këtë vit shënon edhe 10-vjetorin e themelimit të saj.

Nën kurimin e Erzen Shkolollit, ekspozita është e hapur nga 5 korriku deri më 5 tetor 2025 dhe zhvillohet në disa prej hapësirave më të rëndësishme kulturore e historike të qytetit: Muzeu Arkeologjik, Sahatkulla, Shtëpia e Shani Efendiut, Shtëpia e Familjes Dorambari dhe Hamami i Gazi Mehmed Pashës.

Sipas MKRS, kjo bienale sjell së bashku artistë nga vende të ndryshme dhe breza të ndryshëm, për të reflektuar mbi rrëfimet historike, politike dhe kulturore të qytetit dhe rajonit.

“Një nga risitë qendrore të këtij edicioni është edhe Autostrada Hangar, Qendra për Art Bashkëkohor në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, që tashmë funksionon si hapësirë e përhershme për artin, edukimin dhe dialogun kulturor”, thekson në njoftim Ministria e Kulturës.

Më tej në njoftim thuhet se me veprat e tyre, artistët pjesëmarrës ndërtojnë ura të reja mes së kaluarës dhe të tashmes, duke shtruar pyetje mbi kujtesën, përkatësinë dhe transformimin shoqëror përmes gjuhës së artit.

Autostrada Biennale mbështetet nga Ministria e Kulturës./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Fillon Festivali Klasik i Prizrenit

Festivali i muzikës klasike “Prizren Classical Fest”, që organizohet në Prizren, ka filluar mbrëmë. Qyteti kulturor i Prizrenit, me edicionin e parë të këtij...

Vjedhje e rëndë në një banesë në Prizren, grabiten stoli ari, para e orë

Në një banesë në rrugën “William Woker” në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Ngjarja ka ndodhur më 31 tetor, ndërsa është raportuar në...

Lajmet e Fundit