28.4 C
Prizren
E enjte, 7 Gusht, 2025

Një muaj paraburgim ndaj kolonelit Nexhmi Krasniqi dhe tre të tjerëve për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të arrestuarve në rastin e dyshimeve për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi.

Ndër të arrestuarit është edhe ish-drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, aktualisht zyrtar policor. Kjo masë u mor për të siguruar rrjedhën e papenguar të hetimeve dhe për të parandaluar presionin mbi dëshmitarët apo manipulimin e provave.

Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi dyshohen për tri vepra penale.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM BANESA ME RESIDENCE PAPUOE! . S'KE NEVOJE PER KEP?CE E KERR, VESH PAPUQET EDHE DEL. DESTINACIONET BRENDA M: ??? POLICIA 20 METRA SPITALI 50 METRA SHKOLLA 100 ABI ÇARSHIA 200 METRA FURRA 10 METRA Prizrenit. ne zemer qytetit"

Sipas Prokurorisë, ata kanë detyruar me kanosje një person, të dëmtuarin E.M., të heqë dorë nga një pronë me vlerë të madhe, në favor të Ramadan Paçarizit, i cili e ka blerë pronën për një shumë më të ulët se çmimi i tregut, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithashtu, Ramadan Paçarizi dyshohet për shmangie tatimi, pasi nuk ka deklaruar vlerën reale të pronës dhe i ka dhënë blerësit 130 mijë euro para kesh, duke fshehur shumën e plotë të transaksionit. Liman Sallauka dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur armë dhe municione, ndërsa në shtëpinë e Nexhmi Krasniqit janë gjetur 63 fishekë. Një pushkë ajrore pa leje është sekuestruar edhe në shtëpinë e Paçarizit.

Mund të jetë një imazh i teksti

Prokuroria argumenton se paraburgimi është i domosdoshëm për të parandaluar rrezikun që të dyshuarit të ushtrojnë presion mbi dëshmitarë, të prishin prova apo të përsërisin veprat penale.

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit dhe teksti që thotë "BRUNG 4? SMODEL 26 BRUNGAIR -30°? +53°C High Pitmy ? wifi healthy Smart Cirflow LowNojse Low Nojse 12000Tu 12000BTU499€ 499€ 399 R32 18000BTu 749€ 649 ++ 24000B 899€ 799 FALAS DERI ?E 12 KESTE 0% INTERES 5 vite garancion 7 BRENTONI HOME- SMART Inverter +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 CE"

“Betimi për Drejtësi” gjatë ditës ka raportuar mbi përmbajtjen e dosje së prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve përfshirë këtu edhe Krasniqin i cili kishte shërbyer si drejtor i Policisë në Prizrenit.

Ndryshe në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë kontrollit u sekuestruan përveç armëve edhe telefona mobil e elektroshok../BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i qiellgërvishtës dhe teksti që thotë "NewCoElan NewC Elan Canetructi ConarutionCompan, ompany ?H ?? E I +383 46 139 +38346139999 999 +383 46 149 +38346149999 999"

Më Shumë

Policia e Prizrenit konfirmon sulmin ndaj deputetit Adem Hoxha dhe familjes së tij

Policia e Kosovës ka konfirmuar se deputeti Adem Hoxha është sulmuar pasditen e djeshme në fshatin Zlipotok të Dragashit. Sipas autoriteteve, ai është paraqitur në...

Borxhi i lartë ndaj ujësjellësit në Gjonaj: ‘Hidroregjioni Jugor’ kërkon pagesën e menjëhershme të faturave

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka lëshuar një njoftim urgjent drejtuar banorëve të fshatit Gjonaj, duke kërkuar pagesën e menjëhershme të faturave...

Lajmet e Fundit