Prizren: I dyshuari për fajde arrestohet në flagrancë, ndalohet për 48 orë nga prokuroria

Policia e Kosovës, respektivisht Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, në mbështetje edhe të njësive tjera relevante, ka zhvilluar një operacion policor që ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të një mashkulli kosovar për veprën penale fajde, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, më datën 06.08.2025, Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ka zhvilluar një operacion policor me qëllim të arrestimit të personit të dyshuar, i cili dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar presion ndaj viktimës mashkull kosovar me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes, me ç’rast ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës dhe e ka detyruar viktimën të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

“Gjatë operacionit policor, i dyshuari është arrestuar në flagrancë duke pranuar mjete financiare në emër të kamatës së fajdesë, dhe me urdhër verbal të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse të tij”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, pas intervistimit të personit të dyshuar, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren të njëjtit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet për këtë rast vazhdojnë./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Abdixhiku e Osmani kalojnë paraditen në Prizren, takojnë qindra qytetarë

Kandidati për kryeministër i LDK-së dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Prizrenit. Abdixhiku e Osmani...

Lajmet e Fundit