Hapet Fardi Fest 2025 në Gradish të Rahovecit – Latifi: Kultura na bashkon si një

Në kompleksin përkujtimor të dëshmorëve të kombit në Gradish të Rahovecit është hapur mbrëmë edicioni i sivjetmë i Fardi Fest 2025, një ngjarje që po shndërrohet në një pikëtakim të rëndësishëm mes brezave, kulturës dhe mërgatës shqiptare.

Në hapje të festivalit mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili theksoi vlerën që mbart ky organizim për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe forcimin e lidhjeve me diasporën.

“Në një mjedis të mbushur me dashuri për vendlindjen, me këngë, valle dhe ngjyra tradite që shprehin rrënjët e thella të krenarisë sonë kombëtare, ndieva fuqinë që ka kultura për të na bashkuar si një”, u shpreh kryetari Latifi, raporron PrizrenPress.

Ai theksoi se Fardi Fest është më shumë se një festë kulturore – është një mesazh i qartë për rëndësinë e trashëgimisë dhe përkushtimit të përbashkët për ruajtjen e saj.

“Fardi Fest është një urë lidhëse ndërmjet atyre që jetojnë në vendlindje dhe atyre që iu rreh zemra për të nga larg. Është një shembull i bashkëpunimit, përkushtimit dhe dashurisë për kulturën dhe vendin tonë”, tha Latifi.

Kryetari i Rahovecit falënderoi organizatorët, artistët, vullnetarët dhe të gjithë të pranishmit për kontributin e tyre dhe premtoi përkrahje të vazhdueshme institucionale për këtë dhe çdo iniciativë që promovon trashëgiminë kulturore.

“Do të jemi gjithmonë pranë aktiviteteve që forcojnë lidhjen me mërgatën dhe që i japin jetë Rahovecit tonë të dashur”, përfundoi ai.

Kryetari Latifi ftoi qytetarët që të marrin pjesë edhe sot, më 7 gusht, në mbrëmjen përmbyllëse të Fardi Fest 2025, e cila pritet të kulmojë me një program të pasur artistik e tradicional./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit