Ligji që shuan protestat e veteranëve të luftës

Veteranet-protestaProtestave, grevave por edhe reagimeve të dhunshme të veteranëve të UÇK-së duket se po u vije fundi. Procedimi për miratim i ligjit që rregullon statusin e tyre ka ngjallur shpresa tek këta të fundit se gati 15 vjet nga përfundimit i luftës përfundimisht kategoria e tyre gjen përkujdesje nga shteti.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e javës së kaluar ka proceduar në Kuvend ligjin për veteranët, derisa kryeministri Hashim Thaçi ka folur për arsyet se pse bashkëluftëtarët e tij duhet t’i gëzojnë beneficionet nga shteti.

“Realizmi i të drejtave në beneficione të përcaktuara në këtë ligj, bëhen për shkak të nderit dhe respektit, që gëzojnë në popullin e Kosovës dhe me gjerë, veteranët e UÇK-së, të cilët me sakrificën e tyre sublime dhe kontributin e lartë, udhëhoqën luftën çlirimtare të Kosovës me karakter mbrojtës dhe çlirimtar dhe me qëndrimin e tyre të ndershëm e patriotik, janë shembull për brezat e ardhshëm”, ka thënë Thaçi.

Ligjit në formën aktuale përmban beneficione të shumta për kategorinë e veteranëve, derisa këta të fundit edhe pse thonë se nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat, kanë mirëpritur vendimin e qeverisë. Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Xhavit Jashari, ka thënë se dokumenti aktual nuk i përmbush të gjitha pritjet e tyre, por sipas tij, është i mjaftueshëm që çështja e veteranëve të futet në përkujdesje të shtetit 15 vjet nga përfundimi i luftës. /Tribuna/

Më Shumë

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Lajmet e Fundit