11 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, koordinon nisjen e hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka organizuar takim pune me prokurorë nga kjo prokurori, me gjyqtarë të rajonit të Prizrenit, përfaqësues të policisë për rajonin e Prizrenit, avokatë, përfaqësues të Zyrës për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave si dhe përfaqësues të Shërbimit Sprovues, me qëllim të koordinimit dhe fillimit të implementimit të hallkave elektronike për personat ndaj të cilëve është shqiptuar masa e kufizimit të lëvizjes nga gjykata, në raste të dhunës në familje, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua rëndësia e këtij mekanizmi të ri si një mjet efektiv për mbrojtjen e viktimave dhe forcimin e reagimit institucional ndaj rasteve të dhunës në familje. Përfaqësues nga Policia prezantuan mënyrën e vendosjes, ndërlidhjen me sistemin e monitorimit dhe procedurat që ndërmerren në rast të shkeljes së masës së kufizimit të lëvizjes.

“Kryeprokurori Kryeziu, theksoi se implementimi i hallkave elektronike përbën një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes më efektive të viktimave të dhunës në familje dhe garantimit të zbatimit të vendimeve gjyqësore. Ai gjithashtu nënvizoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Prokurorisë, Policisë dhe Gjykatës është thelbësor për zbatimin e suksesshëm të kësaj mase dhe për parandalimin e rasteve të përsëritura të dhunës”, thuhet në njoftimin e Sistemit Prokurorial.

Po ashtu, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, dhe Kryetari i OAK dega Prizren, Blerim Mazreku, në fjalën e tyre theksuan rëndësinë e implementimit të hallkave elektronike si mjet mbrojtjeje për viktimat e dhunës në familje, në rastet ku gjykata ka vendosur masë kufizuese të lëvizjes. Të pranishëm, gjykatës, prokurorë, avokatë dhe zyrtarë policorë, ishin pjesëmarrës aktiv në këtë takim pune.

“Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit u dakorduan që të ndërmerren hapa konkretë për zbatimin praktik të kësaj mase dhe për informimin e vazhdueshëm të institucioneve përkatëse për funksionimin e sistemit të ri të mbikëqyrjes elektronike”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Astrit Isufi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë, ka aktakuzë për dhunë në familje dhe kanosje

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës. Dhëndrri ka vrarë dy vëllezërit e gruas së tij. Në arrati, akoma gjendet...

Humb jetën një motoçiklist në Rahovec

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me targa vendore dhe...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit