14.3 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Një grua tenton të vetëvritet në Prizren

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Prizren, ku një grua ka tentuar të vetëvritet duke pirë Domestos. Sipas burimeve të besueshme nga Prokuroria e Shtetit, rasti ka ndodhur më 06 nëntor 2025, rreth orës 23:20, në rrugën “Kuvendi i Lezhës”.

Sipas informacioneve nga Emergjenca e qytetit, viktima Sh. M., rreth 23-vjeçare është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi kishte konsumuar sasi të lëndës pastruese. Pas trajtimit fillestar, mjeku kujdestar ka njoftuar policinë për gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa e njëjta është transferuar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Nga deklaratat e marra, është kuptuar se shkaku i tentativës për vetëvrasje lidhet me problemet martesore dhe faktin që ajo ndodhet në proces divorci me bashkëshortin e saj, me të cilin nuk kishte arritur të gjente mirëkuptim për pajtim.

Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar i Njësisë për Dhunë në Familje, i cili, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ka udhëzuar që rasti të hetohet me hollësi për të përcaktuar motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Më 07 nëntor 2025, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar iniciimin e rastit, ndërsa janë përfshirë edhe Hetuesit Rajonalë të Prizrenit për të vazhduar hetimet dhe për të përcaktuar klasifikimin përfundimtar të veprës. Gjendja shëndetësore e viktimës raportohet të jetë e qëndrueshme, por nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Vjedhje e rëndë në një banesë në Prizren, grabiten stoli ari, para e orë

Në një banesë në rrugën “William Woker” në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Ngjarja ka ndodhur më 31 tetor, ndërsa është raportuar në...

Përvjetori i Adnan Abrashit| 12 vjet pa publicistin që nuk heshti kurrë përballë padrejtësive

Sot, më 3 nëntor, shënohen 12 vjet nga ndarja nga jeta e publicistit të njohur kosovar, Adnan Abrashi. Figura e tij mbetet e paharruar...

Lajmet e Fundit