Shqipëria në takimin e Komisionit Europian të Filmit

80488Në kuadër të Berlinales 2014, EUFCN – European Film Commission Network do të zhvillojë të martën (11 shkurt), në Berlin takimin e rradhës të anëtarëve të saj.

Në këtë takim merr pjesë Ilir Butka, si përfaqësues i Albania Film Commision, që gëzon tashmë të drejta të plota në aderimin e saj në këtë organizëm unik dhe prestigjioz të kontinentit. Gjatë takimit pritet të diskutohet për disa çështje si, buxheti dhe situata financiare 2014, aktivitetet e këtij viti, marketing dhe promovimi i tyre, etj, bëri të ditur Agron Domi, bashkëdrejtues me Ilir Butkën në Albania Film Commision.

Sipas tij, një temë tjetër e takimit të anëtarëve të EUFCN do të jetë edhe ajo mbi fondet evropiane për prodhimin e filmave artistikë dhe promovimi midis vendeve europiane, si t’u shpjegohet prodhuesve për fondet qe mund të aplikojnë dhe cilat fonde mund të ndihmojnë komisionet e filmave në vendet përkatëse, mes të cilave edhe në Shqipëri.

EUFCN është një shoqatë jo-fitimprurëse që mbështet dhe promovon industrinë e filmit dhekulturës. Qëllimet kryesore janë për të krijuar një rrjet më aktiv të Komisioneve të Filmit Evropian , për të nxitur shkëmbimin e informacionit ndërmjet anëtarëve dhe për të mbështetur zhvillimin e kërkimeve dhe mundësitë për xhirimet e filmave.

Albania Film Commision ka për qëllim të promovojë rajonin shqiptar për të xhiruar në të filma europian, por jo vetëm. Gjithashtu Albania Film Commision ka për qëllim krijimin e mundësive të reja për të gjithë ata që duan të punojnë në indistrinë e filmit në Shqipëri.

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Lajmet e Fundit