13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Përkujtohen Mon Balaj dhe Arben Xheladini

Kurti-te varri i Mon BalajLideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me rastin e 7 vjetorit të rënies së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit në Demonstratën e 10 shkurtit 2007, ka thënë se marshi i asaj kohe ka qenë paqësor, por u bllokua nga Policia e UNMIK-ut, e cila, sipas tij, ishte e armatosur deri në dhëmbë.

Kurti kujtoi se si në përfundimin e fjalimeve të demonstratës së 10 shkurtit 2007, protestuesit kishin kërkuar nga policia që të lironte rrugën, meqenëse, siç tha ai, “krejt çfarë donim ne ishte marshi paqësor”, por se hasën në gaz lotsjellës e plumba gome nga Policia e UNMIK-ut.

“Këta plumba nuk u shkrepën në këmbët e protestuesve, por në kokat dhe gjokset e tyre. Për më keq, ata u shkrepën teksa protestuesit tërhiqeshin, teksa pak gjë shihej, meqenëse kishte aq shumë gaz lotsjellës, dhe është e qartë se më 10 shkurt të vitit 2007 po ndodhte një krim mizor në qendër të kryeqytetit të Kosovës”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij, transmeton Koha.

“Arben Xheladini dhe Mon Balaj u qëlluan në kokë dhe u vranë. Hysni Hyseni, i cili është bashkë me ne sot këtu, u qëllua në syrin e djathtë i cili iu verbua. Zenel Zeneli, i cili po ashtu është me ne këtu, u qëllua në qafë dhe në gjoks, Zeneli edhe sot e kësaj dite e ka plumbin afër zemrës për shkak se nuk mund t’i nënshtrohet operacionit, meqenëse rrezikshmëria do të ishte tepër e lartë që ai të mbijetonte. Ndërkaq Mustafë Nerjova e ka edhe sot e kësaj dite një pjesë të kafkës me plastike, për shkak se ajo i është dëmtuar me 10 shkurt 2007, para 7 vjetëve. Tetëdhjetë e dy vetë u lënduan e u plagosën rëndë e lehtë. Glauk Konjufca e Liburn Aliu u qëlluan në fytyrë dhe 17 protestues u arrestuan, në mesin e të cilëve edhe dy nënat të të pagjeturve”, ka kujtuar Kurti.

Ai tha se tash e 7 vjet, nuk ka drejtësi për 10 shkurtin, “mirëpo as sot e kësaj dite nuk ka drejtësi as për Kosovën”.

“Prandaj, Arbeni e Moni, sikurse edhe të gjithë dëshmorët e tjerë të kombit para tyre, do të jenë përherë me ne. Çështja është që edhe ne të jemi përherë e gjithmonë me ata e sikur ata. Lavdi Arbenit e Monit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, tha lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në fund të fjalimit të tij.

Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se pllaka përkujtimore dhe Moni dhe Arbeni “na përkujtojnë për çdo ditë në qendër të Prishtinës se padrejtësitë ende ekzistojnë, se ka krime të cilat kanë mbetur të pa zbuluara dhe ka krime për të cilat kryesit e krimit asnjëherë as nuk janë zënë, as nuk janë burgosur e as nuk janë dënuar”.

Ahmeti tha se parimi i Vetëvendosjes për të ecur përgjithmonë drejt, i bën që të mos të ndalen asnjëherë në luftën për drejtësi “jo vetëm në zbardhjen e vrasjeve mizore të Arbenit dhe Monit, por në përgjithësi për çdo zbulim të krimit, për çdo zbulim të padrejtësive, të cilat ende mbizotërojnë aq shumë në shtetin tonë, në qytetin tonë dhe te kombi jonë në përgjithësi”.

“Nuk mund të ketë demokraci në një shtet, përderisa kriminelët ecin lirë rrugëve, pa marrë parasysh se a ecin lirë rrugëve të Prishtinës, rrugëve të Serbisë apo edhe rrugëve të Rumanisë”. U shpreh Ahmeti në fjalimin e tij.

Më Shumë

Totaj priti kryetarin e PDAK-së, Qazim Rahmani

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot kryetarin e subjektit politik PDAK, Qazim Rahmani, nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Danush Ademi dhe bashkëpunëtorët e...

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Lajmet e Fundit