5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Skenari i Bosnjës mund të ndodhë edhe në Kosovë

Bosnje-Protesta14-10Situata e krijuar në Bosnje dhe Hercegovinë, pas shpërthimi të protestave masive, është sinjal për vendet e rajonit. Kështu vlerësojnë analistët kosovarë. Sipas tyre, vala e protestave që po shihet nëpër qytetet boshnjake mund të shpërthejë shumë shpejt edhe nëpër qytetet e Kosovës.

Analisti Azem Vllasi, tha për Telegrafin se skenari i Bosnjës dhe Hercegovinës (shpërthimi i protestave masive) mund të ndodhë edhe në Kosovë, për shkak se qytetarët janë të pakënaqur me cilësinë e jetës të cilën e kanë.

Ai mendon se elitat politike e kanë fajin kryesor për jetën e vështirë të qytetarëve në disa shtete të rajonit, duke shtuar, se shfrytëzimi i pushtetit për interesa personale nga ana e klasës udhëheqëse ka prodhuar pakënaqësi të mëdha tek popullata.

“Nuk mund ta mohojmë që edhe Kosova rrezikohet të jetë arenë e skenave të tilla, sikundër dhe shtetet tjera që na rrethojnë. Mendoj se deri më tani tek qytetarët – në këtë rast: boshnjakët – kanë akumuluar vazhdimisht pakënaqësi me elitën e tyre politike. Keqpërdorimi i pushtetit, varfëria, burokracia, korrupsioni, privatizimet e dështuara dhe papërgjegjshmëria totale e politikës përballë qytetarëve” ka thënë Vllasi për Telegrafin.

Analisti Fadil Lepaja, theksoi se në një shoqëri e cila është e bllokuar dhe jofunksionale, konfliktet janë gjendje e përhershme.

Sipas tij, qeverisja mbahet përmes konfliktit.

“Fatkeqësisht, ka shumë ngjashmëri mes shtetit boshnjak dhe shtetit të Kosovës, për shkak se të dyja vendet përballen me tendencën e Beogradit që të konsolidohet si entitet i cili do të ketë fjalën vendimtare në proceset e rëndësishme për të dyja vendet. Shumë telashe vijnë si rezultat i ndikimit të serbëve nga Beogradi dhe koketimit të perëndimorëve me ata të cilët e lejojnë zhvillimin e krimit. Krejt kjo bëhet gjoja në emër të qëllimeve me të mëdha siç janë: paqja dhe dialogu formal. Oligarkia udhëheqëse përmes shpërndarjes selektive të parave nga buxheti, ka krijuar kasta të privilegjuarve në institucione, kompani publike dhe në tregun e brendshëm. Këto privilegje mund të jenë një ‘bombë e kurdisur’ sociale e cila mund të shpërthej në duart e atyre që po kalkulojnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin galopant. Fatkeqësisht në skenën politike ende nuk nuk ka një alternativë e cila e fut shoqërinë në garë, e jo në armiqësi”, ka thënë ai për Telegrafin.

Lepaja theksoi se shpresa më e madhe është konsolidimi i një lëvizjeje e cila angazhohet për rend dhe ligj për të gjithë, dhe jo vetëm për grupe të caktuara.

“Nuk besoj në grupet militante te cilat synojnë që shoqërisë t’ia imponojnë një ideologji përjashtuese, pavarësisht cila është ajo, sepse kështu do të thellohen edhe me tej dallimet dhe konfliktet”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Parashqevi Simaku me këngë për Krishtlindje

Artistja shqiptare, Parashqevi Simaku së shpejti do të vijë me një këngë. Kështu ka bërë të ditur bznesmeni Elton Ilirjani për Top Story, duke theksuar...

Haxhi Shala deklarohet fajtor

Haxhi Shala të hënën në Hagë ndryshoi deklarimin rreth fajësisë, ai tani pranoi fajësinë sipas marrëveshjes që ka arritur me Prokurorinë. “Unë nuk kam qenë...

Lajmet e Fundit