Pas përfundimit të seancës, nëna e dy binjakëve të vrarë, kërkoi burgim të përjetshëm për Pleskoviqin, transmeton Klankosova.tv.
“Burg përjetë, se mi ka mbyt dy djem. Përjetë. Mi ka mbyt dy djem në mal, pa kurrfarë…, mi ka dërrmu djemtë, s’kam pas me çka mi shti në tokë”, tha ajo.
Ndërsa avokati Gent Gjini, theksoi se është diskriminuese se si Pleskoviq është gjykuar me ligjin e ish-Jugosllavisë.
“Gjykata e Apelit e ka mundësinë me i vërtetu gjërat sepse kemi të bëjmë me një kriminel tipik i grupit. Zonjës Mihrije ia ka mbyt dy djemtë të rinj mu në qendër të qytetit, afër Kalasë së Prizrenit, dhe ai krim ka qenë makabër. Dënimi prej 15 vjetësh është i vogël e diskriminimi më i madh është se po dënohet me ligjin e ish-Jugosllavisë. E në pse ta dënojmë një kriminel me ligj të Jugosllavisë kur kemi ligjin e Tribunalit të Hagës ku këta kriminel duhet të dënohen me dënim përjetshëm sepse krimi është makabër dhe për këtë zonja Mihrije kërkon drejtësi”, tha ai.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren