19.6 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Ndërprerje e ujit të pijes në disa zona të Prizrenit, shkak mungesa e energjisë elektrike

Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike pa paralajmërim, në disa zona të Prizrenit është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes. Lajmin e ka bërë të ditur KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., duke sqaruar se bëhet fjalë për një ndërprerje të përkohshme, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, ndërprerja ka prekur lagjen “Dardania”, rrugën “Ukë Bytyqi”, si dhe lagjen “Janina” (pjesërisht).

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike pa paralajmërim, ka ardhur deri te ndërprerja e furnizimit me ujë të pijes në këto zona: Lagjja Dardania, Rr. Uke Bytyqi, Lagjja Janina (pjesërisht)”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Nga KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. bëhet e ditur se ekipet janë në gatishmëri të plotë dhe furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas normalizimit të energjisë elektrike.

“Ekipet tona janë në gatishmëri dhe furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas normalizimit të energjisë elektrike”, theksohet në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Në Prizren sot luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “Play-off”-it në Ligën e Parë

Pas përballjeve të para, gara në “Play-off”-in e Ligës së Parë të Meshkujve vazhdon me ndeshjet e dyta gjysmëfinale, të cilat pritet të sjellin...

Rasti tragjik në Malishevë, Haxhiu ngushëllon familjen Berisha

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht sot në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë. Sipas informacioneve të para, viktimat janë një baba dhe...

Lajmet e Fundit