19.6 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Shkrimtari i shquar Fatos Kongoli feston sot 82-vjetorin e lindjes

Sot kremton 82-vjetori i lindjes, shkrimtari Fatos Kongoli.

Veprimtaria e tij letrare, veçanërisht pas viteve ’90 ka dhuruar një kontribut të vyer për letërsinë shqiptare.

Fatos Kongoli lindi në Elbasan më 1944. Studimet e larta për matematikë i nisi në Universitetin e Pekinit dhe i përfundoi në Universitetin e Tiranës (1967). Ka punuar për një kohë si gazetar dhe më pas si redaktor në Shtëpinë botuese “Naim Frashëri”.

Në fund të viteve `60 botoi tregime e novela. Deri në vitet 1990 botoi vëllimet me tregime “Shqetësime të ngjashme” (1972), “Tregime” (1978), “Të fejuarit” (1982), si dhe romanet “Ne të tre” (1985), “Karuseli” (1990).

Romanet e Kongolit, të përkthyera në gjuhë të ndryshme, pasqyrojnë me thellësi dramën ekzistenciale të njeriut modern. Ai përzgjedh histori njerëzore, duke paraqitur bashkë virtyte dhe cene të individualiteteve të botës shqiptare.

Pas 1990 botoi: “I humburi” (1992), “Kufoma” (1994), “Dragoi i fildishtë”(1999), “Ëndrra e Damokleut” (2001), “Lëkura e qenit” (2003, fitues i çmimit “Pena e artë”), “Te porta e Shën Pjetrit” (2005), “Jetë në një kuti shkrepësesh” (2007),”Bolero në vilën e pleqve”(2009). “Iluzione në sirtar”(2010), “Si-do-re-la” (2011), ”Njeriu me fat” (2013), “Gjemia e mbytur” (2015) etj.

Vepra të tij janë botuar në njëmbëdhjetë gjuhë të huaja. Ka fituar tri herë çmimin “Pena e argjendtë” për librin më të mirë në prozë (1995, 2000, 2002), si dhe çmime të tjera brenda dhe jashtë vendit. Është nderuar me titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit” (2010) nga Presidenti i Francës, dhe “Mjeshtër i Madh”(2012) nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë./atsh

Më Shumë

Malisheva në hall me mbeturinat

Hedhja e mbeturinave vend e pa vend ka kohë që është shndërruar në shqetësim serioz për banorët e Malishevës. Problem në vete paraqesin mbeturinat...

Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit – viktimat u përballen me sulm pas një bllokade me gurë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Zym të Prizrenit, ku dy persona janë sulmuar nga persona të panjohur derisa...

Lajmet e Fundit