15.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Jahjaga refuzon kërkesën e Haradinajt për zgjedhje të parakohshme

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga thotë të ketë marr parasysh letrën të cilën i dërgoi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, por se nuk ka hapësirë për thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Haradinaj i kishte dërguar dje presidentës një letër ku i kishte shpjeguar gjendjen politike, duke vlerësuar se duhet shpallur sa më parë zgjedhjet për të tejkaluar këtë situatë.

“Siç e dini, shpallja e mbajtja e zgjedhjeve të rregullta të përgjithshme është e rregulluar me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, respektivisht nenit 66 dhe nenit 4 të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme, ndërkohë që në rast të nevojës për shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, procesi rregullohet në bazë të neneve 82 dhe 66 të Kushtetutës, dhe nenit 4 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, thuhet në përgjigjen që presidentja Jahjaga i dërgoi Haradinajt.

Presidentja e shtetit i ka falënderuar megjithatë kryetarit të AAK-së për letrën e dërguar, dhe për vlerësimet rreth situatës dhe zhvillimet politike në vend, të cilën thotë se “e kam marrë parasysh dhe shqyrtuar”.

“Duke ju shprehur konsideratat e larta, ju falenderoj për bashkëpunimin dhe mbes e përkushtuar ndaj përmbushjes së rolit tim kushtetues që bashkarisht të punojmë në funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen dërguar kreut të AAK-së të martën.

Më Shumë

Bashkimi fiton ndaj Junior 06

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 65:34 ndaj Junior 06 në konkurrencën e femrave. Bashkimi arriti të krijojë epërsi që në fillim të lojës dhe...

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

Lajmet e Fundit