3.5 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

“Është dhimbje e pashërueshme”/ Rrëfimi në lot i Redon Makashit për humbjen e të atit: Kishte shumë pengje

Familjarë, të afërm, kolegë dhe artdashës i dhanë lamtumirën e fundit sot aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

I biri i aktorit të njohur, këngëtari Redon Makashi, ndau dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të babait të tij.

Krijojmë webfaqe për biznese

“Na ra kështu, si… edhe në kohën që po flasim bashkë më duket si një ëndërr. Duke pasur miqtë, e kanë respektuar shumë dhe kjo ma heq pak atë dhimbjen. Kanë qenë një brez që nuk kthehen më. Sinqeriteti i tyre dhe shoqëria e tyre. Ai në shtëpi fliste edhe për miqtë e tij, por edhe për miqtë e tij që kishin shkuar para tij. Është një dhimbje që vetëm brenda e ndjen njeriu”, u shpreh artisti.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Sara Hila, nëse Fitim Makashi u largua me ndonjë peng, këngëtari u përlot.

“Kishte, kishte, por ndoshta nuk është momenti për ta thënë. Ndoshta të respektohej kur ishte gjallë nga instancat. U shkëput herët nga teatri, sepse ndodhën ato trazirat dhe në atë periudhë ai, si nëna dhe babai, u detyruan të iknin në Amerikë për 15 vite.Dhe sa herë i shihja që ktheheshin nga ai vend, ktheheshin gjithmonë e më të plakur. Edhe i thoja që të rrinin në Shqipëri, sepse këtu i kishin shokët e miqtë. Nuk ishte e lehtë jeta jashtë. Gjithsesi sot kur shoh shokët e tij, ma lehtëson pak dhimbjen. Por është dhimbje e pashërueshme”, u shpreh këngëtari i njohur.

Më Shumë

Prokuroria Speciale me aksion në ndërmarrjen “Ekoregjioni” në Prizren, hetime për keqpërdorim e mashtrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me njësitet e Krimeve Ekonomike të Policisë, ka nisur një aksion në ndërmarrjen publike rajonale...

Cena renditet i 5-ti në Sofia European Open 2026

Dardan Cena ishte i lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti me Wazaari, Artem Ros nga Ukraina. Në xhiron e radhës ai...

Lajmet e Fundit