13.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Limaj i pranueshëm për opozitën

Fatmir-limaj2Partitë opozitare nuk e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me subjektin politik, të cilin shumë shpejt pritet të deklarojë ish nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka deklaruar se partia e tij është e hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, duke sqaruar se këtu nuk bën përjashtim as partia të cilën pritet ta formojë ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj.

Ai tha se AAK-ja çdo herë ka pasur raporte korrekte me Fatmir Limajn dhe pret që të tilla të mbesin këto raporte edhe në të ardhmen.

“Nuk dua të jap vlerësime se a ka nevojë ose jo skena politika për formacione të reja, sepse është e drejtë e gjithsecilit të formojë parti politike dhe të kandidojë për tu përfaqësuar nëpër institucionet e vendit”, ka thënë Isufi për Telegrafin.

Ndërsa, Erzen Vraniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për Telegrafin se VV-ja nuk ka problem me emrat, sepse bashkëpunimin me partitë politike e bën mbi baza të programit qeverisës dhe besimit të ndërsjellë.

“Ne tash e kemi bërë të qartë që këto kushte vlejnë për të gjitha subjektet politike dhe për asnjërën nuk ka ndonjë privilegj”, ka thënë Vraniqi për Telegrafin.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me formacioni politik, të cilin pritet të dal ish nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj.

Më Shumë

Avdyli: Nuk do të jem kandidat i VV-së, s’e di nëse do të jem në ndonjë listë tjetër

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie, as i GUXO-s,...

Kurorëzohen Blero dhe Eronita, publikohen pamje nga ceremonia

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero dhe Eronita janë kurorëzuar. Kështu kanë bërë të ditur vet ata përmes postimeve në rrjetin social, Instagram. Në pamjet e publikuara...

Lajmet e Fundit