Liria përmbys 2 Korrikun, fiton tri pikë të mëdha

Liria ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në Prizren, 3:1 ndaj 2 Korrikut në kuadër të Ligës së Parë, duke përmbysur rezultatin pas golit të hershëm të mysafirëve, raporton PrizrenPress.

2 Korriku kaloi në epërsi me golin e Meshack Kraikut, por Liria nuk u dorëzua. Fitim Susuri barazoi shpejt për 1-1 dhe kështu përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Susuri u tregua sërish vendimtar, duke shënuar nga pika e bardhë për epërsinë 2-1, ndërsa Albion Kurtaj vulosi fitoren me golin e tretë për 3-1, duke shpërthyer në gëzim tifozët prizrenas.

Me këtë triumf, Liria ngjitet në vendin e tretë me 49 pikë, vetëm 5 pikë larg kreut, dhe vazhdon të luftojë fuqishëm për vendet e para për inkuadrim në Superligë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Lajmet e Fundit