7.9 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

“Kur dhimbja më rritë” – përurohet libri i Filloreta Gashit

Në kuadër të aktiviteteve për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, u përurua libri “Kur dhimbja më rritë” i autores Filloreta Gashi, një vepër që sjell reflektime të thella mbi përjetimet njerëzore, sfidat dhe forcën shpirtërore që lind nga dhimbja.

Organizimin e këtij aktiviteti e udhëhoqi udhëheqësja e Zyrës për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi, e cila theksoi rëndësinë e kontributit të grave në të gjitha etapat historike të vendit – nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri te pavarësia dhe zhvillimi socio-ekonomik.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi kontributin e autores në pasurimin e jetës kulturore dhe letrare. Ai nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së krijuesve vendorë dhe inkurajoi vazhdimin e krijimtarisë artistike si një vlerë e çmuar për shoqërinë.

Për librin dhe mesazhin që ai përcjellën folën edhe Alketa Fazliu Gashi, Mehdi Krasniqi dhe Mevludin Mazreku, të cilët vlerësuan dimensionin emocional dhe artistik të veprës, duke e cilësuar atë si një dëshmi të fuqishme të përballjes me jetën dhe shndërrimit të dhimbjes në forcë krijuese.

Autorja Filloreta Gashi falënderoi të pranishmit për mbështetjen, duke theksuar se libri është një rrëfim i sinqertë i ndjenjave dhe përvojave personale, që synon të prekë lexuesin dhe të nxisë reflektim.

Përurimi i librit “Kur dhimbja më rritë” u mirëprit nga dashamirë të librit, krijues dhe qytetarë të shumtë, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e promovimit të kulturës dhe letërsisë në komunitetin e Malishevës dhe më gjerë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Gratë malishevase nderohen me mirënjohje për kontributin e tyre në shoqëri

Në një ceremoni të veçantë dhe plot emocion, të organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevë, nën drejtimin e Vera Bytyçi,...

Përkujtohen dëshmorët Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Me këtë...

Lajmet e Fundit