2.5 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Tenderi paushall i Isni Kilajt për financuesin e PDK’së

IsniKilaj-malishevaMegjithëse kanë kaluar mbi dy vite, një tender i Komunë së Malishevës nën drejtimin e Isni Kilajt të PDK’së është ri-kthyer në hetim administrativ nga Komisioni i Prokurimit Publik, tender ky që i ishte dhënë në mënyrë të parregullt e me kritere paushall një financuesi të PDK’së.

Isni Kilaj më nuk është kryetar i Malishevës, por e kaluarae tij në krye të kësaj komune që tash ia ka marrë Ragip Begaj nga Iniciativa Qytetare për Malishevën (IQM), subjekt i përkrahur nga ish-deputeti i PDk’së, Fatmir Lmaj, po e ndjek pas.

Në vitin 2012 ai shpërbleu financuesin e PDK’së, kompaninë “Jehona” në pronësi të Hazir Krasniqit me një tender prej afro 350 mijë eurosh për asfaltimin e rrugëve në fshatin Bubavec, Kijevë e Balincë, por Komisioni I Prokurimit Publik gjen që tenderi ishte i parregullt. Bile konstaton që matja e punëve për financuesin e PDK’ës u bë paushall.

“Në paramanën dhe parallogaritë e rrugës në fshatin Bubavec, në pozicionet 2 dhe 3si“Njësi” është përdorur “Paushall” edhe pse ka mund të përdoret ndonjë njësi tjetër qëi përgjigjet atij veprimi. Nëkëtë rast autoriteti kontraktues ka vepruar në kundërshtim me nenin28.2 të LPP-së Nr. 04/L-042”, thuhet në raportin e këtij institucioni.

Po për këtë tender Komuna e Malishevës, nën drejtimin e Isni Kilajt , sipas raportit, ka shkelur edhe rregulla të tjera të prokurimit publik, duke kërkuar më pakë vlerë për sigurimin e tenderit, se sa e thotë Ligji i Prokurimit Publik (LPP) dhe duke ulur edhe kërkesën për referencat punëve të kryera nga kompania fituese.

Komisioni i Prokurimit ka hetuar edhe 7 tenderë të periudhës kur me Malishevën qeveriste PDK’ja dhe po thuajse në secilin prej tyre ka gjetur shkelje. Një sër shkeljesh janë evidentuar edhe në hapjen e tenderit për punimin e kanalizimitnë fshatin Plloqicë , që del që njoftimi për dhënie të tenderit të mos jetë publik.

Shkelje u gjeten edhe te angazhimi i kompanisë “Beni” nga Suhareka, në pronësi të Arben Kuçit, për mirëmbajtjen e higjienike të Komunës.

Për shkeljet e bëra në prokurim në gjatë kohës së Isni Kilajt, komuna e Malishevës nuk ka dhënë asnjë koment për Komisionin e Prokurimit.

Ndryshe, kompania për të cilën është shkelur ligji në tenderin për asfaltimin e rrugëve në fshatin Bubavec, Kijevë e Balincë, kompania “Jehona” nga Malisheva e Hazir Krasniqit, për PDK-në në vitin 2009 e 2010 dha 3500 euro donacione derisa në vazhdimësi ka përftuar tenderë publikë nga institucionet që i kanë drejtuar njerëzit e PDK’së.

Komuna e Malishevës nuk ështëe vetmja komunë e PDK’së që ka shkelur ligjin për këtë financues të PDK’së. Kështu, Komuna e Vushtrrisë sipas Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm në vitin 2008 kishte pasur telashe me një tender që i dha kësaj kompanie.

“Gjatë auditimit ne kemi vërejtur se për kontratën në mes të Komunës dhe furnitorit NN Jehona Malishevë për ekzekutimin e punëve “Zgjerimi, ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Dëshmorët e Kombit Vushtrri” e cila është investim i përbashkët me Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit, garancioni/sigurimi i ekzekutimit të punëve ka skaduar më 30 Shtator 2009 ndërsa sipas datës kur ne bëmë testimin 29 Tetor 2009 puna nuk kishte përfunduar akoma.”, thuhet në raportin e ZAP, ku konstatohet se Vushtrria nuk aplikoi penallti edhe përkundër vonesave të kompanisë./Express/

Më Shumë

KBF Bashkimi shpallet skuadra më e mirë e vitit 2024 në konkurrencën e femrave

Në ceremoninë Laureatët 2024, KBF Bashkimi u shpall skuadra më e mirë në konkurrencën e femrave për vitin 2024. Ky çmim nderon përkushtimin dhe...

Parashqevi Simaku me këngë për Krishtlindje

Artistja shqiptare, Parashqevi Simaku së shpejti do të vijë me një këngë. Kështu ka bërë të ditur bznesmeni Elton Ilirjani për Top Story, duke theksuar...

Lajmet e Fundit