Sot fillon festa e pavarësisë

FLAMURI KUQE E ZI DHE I KOSOVESFestimi i 6 vjetorit të Pavarësisë fillon sot me shpjegimin nëpër të gjitha shkollat e Kosovës, ku ora e parë do t’i kushtohet kësaj feste. Nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë dhe qytetet tjera të Kosovës, si dhe në të gjitha ambasadat e Kosovës në botë, do të organizohen aktivitete me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Pasdite në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të hapet ekspozitë e Koleksionit të “Marubit”. Ndërsa, nesër pasdite në Muzeun e Kosovës bëhet hapja e ekspozitës “Shkatërrimi i Trashëgimisë Kulturore në Kosovë 1998-1999”.

Po ashtu, në të gjitha ambasadat e Republikës së Kosovës në botë, organizohen pritje për korin diplomatik, zyrtarë shtetesh, si dhe personalitete të rëndësishme të shteteve përkatëse. Kurse, në ora 18:00, në Hotelin Swiss Diamond, mbahet koncert i tenorit Agim Hushi.

Festa vazhdon edhe me datë 16 shkurt, ku në Teatrin Kombëtar do të mbahet Koncerti Festiv i Ansamblit Kombëtar SHOTA.

Ndërkaq, në orën 19:30, në Hotelin Emerald, nga Presidentja e Republikës së Kosovës, organizohet pritje solemne për mysafirë të ftuar.

E në ditën kur është shpallur pavarësia e Kosovës, do të bëhen homazhe para varrit të presidentit Rugova, homazhe para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz.

Ndërsa, në orën 11:00, është paraparë të mbahet mbledhja solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Po në të njëjtën ditë do të organizohet pritje për mysafir të ftuan nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Festa do të vazhdojë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku në ora 12:00 do të organizohet manifestimi qendror, ku do të bëhet parakalimi i njësiteve të FSK-së, Policisë së Kosovës, Shërbimit Korrektues. Në orën 14:00, po në të njëjtin shesh organizohet koncert për fëmijë, për të vazhduar me koncert me këngëtarët më eminentë të vendit, i cili do fillojë nga ora 20:00 deri në 22:30, ku edhe do të bëhet ndezja e fishekzjarrëve.

E sa i përket Komunave të Kosovës, që nga orët e mëngjesit do të fillojnë me homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe tek shtatoret e heronjve të Kosovës. Pastaj, do të organizojnë seanca solemne në Kuvendet e Komunave. Kurse, në mbrëmje do të organizohen koncerte në sheshet e qyteteve, dhe në përfundim bëhet ndezja e fishekzjarrëve.

Më Shumë

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit