Distria Krasniqi kampione e Evropës për herë të katërt

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur një tjetër sukses madhor në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur kampione e Evropës në Kampionatin Evropian për Senior 2026, që po mbahet në Gjeorgji, raporton PrizrenPress 

Krasniqi e nisi garën nga raundi i dytë, pasi ishte e lirë në xhiron e parë. Në përballjen e parë, ajo mposhti me “Waza-ari” xhudisten nga Republika Çeke, Teresa Bodnarova. Forma e mirë e saj vazhdoi edhe në çerekfinale, ku triumfoi sërish me “Waza-ari” ndaj polakes Aleksandra Kaleta.

Në gjysmëfinale, Krasniqi u përball me italianen Odette Giuffrida, të cilën e mposhti me “Yuko”, duke siguruar kështu finalen e madhe.

Në finalen vendimtare, xhudistja kosovare tregoi edhe një herë cilësitë e saj të larta, duke triumfuar me “Yuko” ndaj francezes Amandine Buchard dhe duke fituar medaljen e artë.

Ky është titulli i katërt evropian për Distria Krasniqin, duke konfirmuar dominimin e saj në skenën evropiane të xhudos dhe duke e rritur më tej prestigjin e Kosovës në sportin ndërkombëtar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet për largimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit