Punime në rrugën “Medlin Ollbrajt” të Malishevës, mbyllet përkohësisht një pjesë e qarkullimit

Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Malishevës ka njoftuar qytetarët për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Medlin Ollbrajt”, për shkak të punimeve infrastrukturore që po zhvillohen në këtë segment, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, nga data 28.04.2026 deri më 01.05.2026, një pjesë e rrugës do të jetë e mbyllur për qarkullim, ndërsa një krah i saj do të mbetet i hapur për lëvizje të automjeteve.

“Për të mundësuar lëvizjen, një krah i rrugës do të jetë i hapur për qarkullim. Banorëve që jetojnë në këtë rrugë do t’u sigurohet qarkullim i pandërprerë”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se ndërprerja e përkohshme e qarkullimit po bëhet për shkak të punimeve për vendosjen e gypave të kanalizimit fekal dhe atmosferik në këtë segment rrugor.

Nga Komuna e Malishevës u është bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe respektim të sinjalizimit në terren gjatë kohëzgjatjes së punimeve./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit