Premiera e “Pylli”-t jepet me sukses në Prizren, vijojnë reprizat

Teatrin e Qytetit ‘Bekim Fehmiu’ në Prizren është dhënë mbrëmë me sukses premiera e shfaqjes “Pylli” nga Florian Zeller, duke shënuar një tjetër produksion të rëndësishëm në skenën teatrore të qytetit.

Shfaqja trajton historinë e Pierre, i cili përballet me një krizë të thellë personale, i ndarë mes jetës familjare, angazhimeve profesionale dhe dëshirave që rrezikojnë të prishin ekuilibrin e tij. Në rrjedhën e ngjarjes, ai përfshihet në marrëdhënie të ndërlikuara, dyshime dhe tradhti, ku kufiri mes realitetit dhe iluzionit bëhet gjithnjë e më i paqartë.

Pas premierës, teatri ka bërë të ditur se shfaqja do të vijojë me repriza më 7 maj në ora 20:00 në Prizren dhe më 22 maj në ora 20:00 në Gjilan.

Shfaqja është realizuar nën regjinë e Erson Zymberi dhe interpretohet nga një kastë e gjerë aktorësh, ndërsa ekipi realizues përfshin emra të njohur të skenës teatrore.

Nga teatri ftohet publiku që të ndjekë këtë dramë bashkëkohore, e cila sjell në skenë dilema të forta njerëzore dhe emocione të thella./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit