7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim dhe në shoqëri.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit të përkushtuar dhe njeriut të respektuar, Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe”, ka shkruar Latifi, raporton PrizrenPress.

Ai ka vlerësuar lart kontributin e tij në edukimin e brezave.

“I ndjeri la pas një trashëgimi të çmuar në edukimin e brezave dhe një kontribut të paharrueshëm në shoqëri. Vepra dhe përkushtimi i tij do të mbeten gjithmonë frymëzim për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të”, thuhet në njoftim.

Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen, miqtë dhe bashkëvendësit.

“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe për të gjithë bashkëvendësit e tij. Pushoftë në paqe!”, ka përfunduar ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Marketing

Më Shumë

Kompanitë private i bashkohen aksionit për Malishevën e pastër

Ka vazhduar edhe sot aksioni i pastrimit “Për Malishevën e pastër”, këtë herë në fshatrat Carrallukë, Shkarashnik dhe Tërpezë e Poshtme, me pjesëmarrjen e...

Aktivitet edukativ për sigurinë, nxënësit e Malishevës mësojnë për reagimin ndaj emergjencave

Në kuadër të manifestimit “Ditët e AME-së”, në Malishevë është zhvilluar aktiviteti edukativ “Edukimi për siguri në fokus”, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për...

Lajmet e Fundit