Të hënën, më 11 maj 2026, organizohet manifestimi tradicional “Shtigjet e Lirisë”, në nderim të heroit dhe komandantit të logjistikës së UÇK-së, gjeneral major Ilir Konushevci.
Këshilli Organizativ njofton se edhe këtë vit do të mbahet ky aktivitet përkujtimor, duke ftuar shokë, miq dhe bashkëluftëtarë të marrin pjesë në këtë rrugëtim simbolik.
Për mbarëvajtjen e organizimit, janë bërë publike këto detaje:
* Marshimi do të mbahet të hënën, më 11 maj 2026
* Nisja do të bëhet me autobus nga “Hib Petrol” në Fushë Kosovë, në ora 07:00 (pjesëmarrësit rekomandohen të jenë të pranishëm të paktën 10 minuta më herët)
* Udhëtimi me autobus do të zhvillohet deri në Prifç, Viçidol
* Nga Prifçi, pas një pauze prej 30 minutash, marshimi vazhdon në drejtim të Morinës, gjatë së cilës do të ketë edhe evokime kujtimesh nga pjesëmarrësit
* Mbërritja në Morinë parashihet rreth orës 13:00, ku do të bëhet zbulimi i një pllake përkujtimore që simbolizon themelimin e Shtabit të UÇK-së në këtë zonë
* Takimi me pjesëmarrësit nga rajone të tjera do të bëhet te pika kufitare në anën e Kosovës, rreth orës 08:30–09:00
Organizatorët bëjnë thirrje që pjesëmarrësit të jenë të përgatitur me pajisjet e nevojshme për marshim, përfshirë këpucë të përshtatshme për terrene malore, ujë, veshje rezervë dhe ushqime të lehta.
Sipas njoftimit, marshimi pritet të zgjasë rreth katër orë dhe shtigjet nuk janë shumë të vështira. Kolona do të udhëhiqet nga guida dhe pjesëmarrësit duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara.
“Duke dëshiruar që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe, ju urojmë një përvojë sa më të lehtë dhe të këndshme”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.

Njoftimi i plotë:
Të nderuar shokë, miq dhe bashkëluftëtarë,
Edhe këtë vit do te organizojme manifestimin tradicional “Shtigjet e Lirisë” ne nderim te komandantit të logjistikës së UÇK-së General Major Ilir Konushefci.
Në mënyrë që rrugëtimi ynë “SHTIGJET E LIRISË” të jetë sa më i qartë, po ju paraqesim në pika të shkurtra organizimin:
• Marshimi do të mbahet ditën e hënë, më datë 11.05.2026
• Nisja do të bëhet me autobus nga Hib Petrol në Fushë Kosovë në ora 07:00
(Ju lutem të jeni të saktë dhe mundësisht, të jeni të pranishëm së paku 10 minuta më herët)
• Me autobus do të udhëtojmë deri në Prifç, Viçidol
• Nga Prifçi nisemi pas një pauze prej 30 minutash në drejtim të Morinës
(gjatë rrugës, disa nga shokët do të evokojnë kujtime)
• Në Morinë parashihet të arrijmë rreth orës 13:00, ku do të bëhet zbulimi i pllakës që simbolizon themelimin e Shtabit të UÇK-së në Morinë ku nga ai vend u nisën dhe u armatosën mijëra luftëtarë të lirisë nga të gjitha zonat e UÇK-së, shumë prej të cilëve ranë heroikisht
(gjatë qëndrimit në Morinë disa nga shokët do të evokojnë kujtime)
• Takimi me pjesëmarrësit që vijnë nga rajone të tjera (p.sh. Dukagjini) do të bëhet te pika kufitare nga ana e Kosovës, rreth orës 08:30–09:00
Pajisjet e nevojshme për marshim:
Ju lutem që secili pjesëmarrës të përgatitet paraprakisht dhe të ketë me vete:
• Çizme ose këpucë për terrene malore
• Çantë shpine me ujë (minimum 1 litër)
• Maicë për ndërrim (në rast djersitjeje)
• Dy palë çorape
• Pantallona të përshtatshme për ecje
• Krem për mbrojtje nga dielli
• Kapele
• Shtaga për ecje (të preferuara)
• Çokollata proteinike
• Pemë dhe ushqime të lehta
• Xhaketë e hollë, mundësisht rezistente ndaj shiut dhe erës
Marshimi parashihet të zgjasë rreth katër orë dhe shtigjet nuk janë shumë të vështira.
Kolona do të jetë nën përcjelljen rigoroze të guidës dhe nuk guxon të dalim jasht rregullave të përcaktuara nga udhëheqësit e shtegut.
Duke dëshiruar që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe, ju urojmë një përvojë sa më të lehtë dhe të këndshme.
Me respekt,
Këshilli Organizativ.
Marketing
