Duke parë situatën epidemiologjike dhe rritjen e rasteve me fruth tek fëmijët, Njësia e Vaksinimit në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të vazhdojë punën edhe gjatë ditës së hënë, më 11.05.2026, ndonëse është ditë feste, raporton PrizrenPress.
Shërbimi do të jetë i hapur nga ora 08:00 deri në ora 15:00, me qëllim që të gjithë prindërit që nuk kanë arritur më herët t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, të kenë mundësi ta bëjnë këtë.

“Ju njoftojmë që Njësia e Vaksinimit do të punojë të hënën (edhe pse është festë) me datë 11.05.2026 nga ora 08:00 deri në ora 15:00, andaj lusim të gjithë prindërit që për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur t’i sjellin fëmijët të vaksinohen, të paraqiten në QKMF ‘Dr. Fahredin Hoti’ Rahovec për vaksinim”, thuhet në njoftimin e drejtorit të QKMF-së, Elbunit Kryeziu.
Nga QKMF apelohet që prindërit të mos e neglizhojnë vaksinimin, si masë kryesore për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të fruthit në komunitet./PrizrenPress.com/
Marketing
