18.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Amerika, 100 për qind në krah të Kosovës

Douglas LuteShtetet e Bashkuara të Amerikës janë plotësisht në krah të Kosovës – 100 për qind. Kështu tha ambasadori amerikan në NATO, Douglas Lute, në një intervistë ekskluzive dhënë “Kohës Ditore”, gjatë vizitës së tij në Prishtinë.
I ardhur pas më shumë se dhjetë viteve në Kosovë, ku menjëherë pas luftës ka udhëhequr sektorin amerikan të KFOR-it, Lute sot sheh përparim të madh në Kosovë, edhe pse rezervon gjykimin përfundimtar pasi të ketë parë më shumë.

Megjithatë, ai vlerëson pozitivisht proceset nëpër të cilat kalon vendi, dhe konfirmon pa asnjë mëdyshje përkrahjen e Washingtonit për rrugëtimin e Kosovës.

Derisa insiston se Marrëveshja me Serbinë e arritur në prill të vitit të kaluar është historike, ambasadori Lute paralajmëron se në çdo rast zbatimi i një marrëveshjeje është shumë më i vështirë se sa arritja e saj.

Për mundësinë që Forcat e Sigurisë të Kosovës të transformohen në ushtri të vendit, ai thotë se është vendim që i takon vetëm Kosovës, por shton se këshillat për Qeverinë janë që të mos ngutet, sepse “lëvizja shumë e shpejtë mund ta vërë në rrezik përkrahjen në NATO”.

Sipas ambasadorit amerikan në NATO, Douglas Lute, vendimi për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në ushtri është vendim sovran i Qeverisë dhe i popullit të Kosovës.

Megjithatë, ai shton se duhet pasur kujdes të madh, sepse “lëvizja shumë e shpejtë mund ta vërë në rrezik përkrahjen në NATO”. /Koha Ditore/

Më Shumë

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Ka dështuar edhe sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet më 11 maj.   -- Legjislatura e nëntë e Kuvendit të...

Dështon tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit

Ka dështuar edhe tentativa e 12-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Komisioni për votim të fshehtë për kryeparlamentarin nuk kaloi as sot, pasi 56...

Lajmet e Fundit