Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të enjten mbrëma në arenën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, skuadra vendase e mposhti Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 29:23.

Rezultati tani është 2:1 në të mirë të Shqiponjës, të cilës i duhet edhe një fitore për t’u shpallur kampione. Ndeshja e katërt luhet në fundjavë në Gjakovë.

Samadrexha ishte shumicën e kohës në epërsi. Mysafiret barazuan disa herë në pjesën e parë, por pa kaluar në epërsi. 14:11 ishte rezultati pas pjesës së parë.

Në të dytën epërsia e skuadrës samadrexhase u rrit edhe më shumë, ndonëse mysafiret nuk u dorëzuan duke e bërë sfidën interesante.

Vitoria Oliveira ishte më efikasja te Samadrexha me 11 gola. Shtatë i realizoi Arona Krasniqi. Kurse te Shqiponja, Alma Nivokazi i kishte tetë gola. Pesë i shënoi Ana Carolini Gonçalves./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Lajmet e Fundit