Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës.

Klubi ka bërë të ditur se sektori lindor i stadiumit “18 Qershori” në Klinë është i dedikuar për tifozët e Lirisë, duke kërkuar respektim të organizimit dhe disiplinë në hyrje.

“Të nderuar tifozë, ju njoftojmë se sektori lindor i stadiumit ‘18 Qershori’ në Klinë është i dedikuar për klubin tonë dhe për tifozët tanë”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.

Në vazhdim, klubi ka bërë thirrje që tifozët të paraqiten me kohë në stadium për të shmangur grumbullimet dhe vonesat para hyrjes.

“Lusim të gjithë që të respektojnë këtë organizim dhe të paraqiten në stadium me kohë, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe grumbullimet e panevojshme para hyrjes”, thekson klubi.

Në fund, Liria ka falënderuar tifozët për përkrahjen e vazhdueshme në këtë fazë vendimtare të sezonit./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Sonte në Prizren shfaqet drama ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren do të shfaqet drama “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia. Shfaqja mbahet sonte, në...

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Lajmet e Fundit