Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO duke e rrahur britanikun Austine Nnmadi.
Edhe pse prisnim një fitore më të lehtë, Uldedaj luftoi fortë për ta arkëtuar triumfin, me Nnmadin që gjithashtu rezultoi të ishte kundërshtar i vështirë.

Shqiptari e nisi shumë më mirë për të dhënë shumë goditje, ndërsa kishte edhe mbështetje jashtëzakonisht të madhe nga tifozët.
Megjithatë, Nnmadi arriti të “zgjohet” pas raundit të pestë, mirëpo Uldedaj ishte shumë i kujdesshëm, për të mos lënë ndonjë befasi.
Të tre gjyqtarët e vlerësuan se Uldedaj e meritoi fitoren, duke e vlerësuar me 115-113 në pikë.
Kësisoj, boksieri shqiptar i gëzohet triumfit të 23-të në karrierë ndërsa vazhdon ta mbrojë epitetin e kampionit të botës.
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
