5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Bllokadë në Universitetin e Prishtinës, Fakultetet s’kanë as letër

Fakulteti edukimitPrej se ka dhënë dorëheqje Rektori dhe një pjesë e Këshillit Drejtues, Universiteti është në bllokadë totale. Të gjitha proceset e prokurimit si dhe vendimet e rëndësishme janë stopuar. Me këso situate UP’ja – pa Rektor dhe Këshill Drejtues – s’është përballur asnjëherë prej vitit 1970 kur është themeluar.

Ministria e Arsimit ende s’e ka funksionalizuar Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, organ ky që e emëron përkohësisht Ushtruesin e Detyrës së Rektorit të UP’së.

Edhe pse Ministri Ramë Buja kishte dhënë një propozim të jashtëligjshëm që u.d i Rektorit të emërohet një senator i Senatit të UP’së, por kjo ishte refuzuar pikërisht nga Senati me arsyetimin se kjo nuk parashihet me statut.

Aktualisht, Rektorati i UP’së ka funksional vetëm nivelin e tretë të udhëheqjes, Sekretarin, ndërsa pozitat e Rektorit dhe Prorektorët janë vakant. Edhe Këshilli Drejtues, organi qeverisës i UP’së është jofunksional pasi kanë dhënë dorëheqje katër anëtarët e dërguar nga Ministria e Arsimit, transmeton express.

Në këtë situatë, zyrtarë të UP’së kanë treguar se s’ka as letër nëpër disa njësitë akademike pasi gjithçka është ndalur.

Ibrahim Gashi para një jave ka dhënë dorëheqje, ndërsa disa ditë më vonë u larguan edhe Prorektorët dhe katër anëtarët e KD’së.

Neni 31 Pika 6 parasheh se vetëm Këshilli Drejtues mund të emëroj u.d e Rektorit të UP’së.

“Në rastin e shkarkimit të rektorit, apo në çfarëdo rasti të mbetjes vakant të pozitës së rektorit, Këshilli Drejtues zgjedh ushtruesin e detyrës së rektorit deri në përfundimin e procedurës të zgjedhjes së rektorit për mandatin e mbetur. Ushtruesi i detyrës së rektorit do të mbaj postin e rektorit deri në fund të mandatit, në qoftë se deri në shpalljen e zgjedhjeve në Universitet kanë mbetur jo më shumë se 6 muaj. Ushtruesi i detyrës së rektorit zgjidhet personi që i plotëson kushtet e parapara për zgjedhjen e rektorit, neni 27 pika 3 e Statutit”, thuhet në Statut.

Sidoqoftë, sot, në përvjetorin e 44 të Universitetit të Prishtinës s’është mbajtur asnjë aktivitet për shkak se s’ka organe udhëheqëse. Në këtë situatë, disa prej Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës s’kanë as letër për shtypjen e testeve. Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit kanë paralajmëruar se javën e ardhshme do të dalin me një propozim të ligjshëm për udhëheqjen e përkohshme për të dalë nga kriza aktuale që e ka përfshirë UP’në.

Më Shumë

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kërkon nga konsumatorët që ti kryejnë obligimet për shërbimet e ujësjellësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren  ka apeluar te konsumatorët për pagesën e faturave të ujit në fund të vitit. “Kërkojmë nga secili...

Kryetari Xheladini dhe kryesuesja Skeraj reagojnë pas ndodhive në seancën e Kuvendit të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Arijeta Skeraj përmes një reagimi publik kanë dhënë sqarime lidhur me...

Lajmet e Fundit