Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor të shqiptarëve.
Në Kompleksin e Lidhjes në Prizren u shënua 148-vjetori i saj, me pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, nënkryetarit të Kuvendit Ardian Gola, zëvendësministres së Kulturës Nora Arapi Krasniqi, kryetarit të Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, si dhe përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe lokale.

Në fjalimet e mbajtura, u theksua rëndësia historike e Lidhja Shqiptare e Prizrenit si një nga momentet kyçe në formësimin e vetëdijes kombëtare dhe në proceset e shtetformimit shqiptar.
Në kuadër të aktivitetit u prezantua projekti për rikonceptimin e ekspozitave të Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si dhe u hap ekspozita “Monumentet historiko-kulturore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” nga autori Parim Kosova.
Programi u pasurua me performancë artistike nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
