Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 22 qershor, pasi QKMF në Rahovec ka njoftuar policinë se një person ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Burimet bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe patrulla policore.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Viktima ishte gjetur pa shenja jete në banjon e shtëpisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Për rastin është njoftuar edhe Njësiti Rajonal i Hetimeve nga DRP Gjakovë, ndërsa rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes”.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Lajmet e Fundit