FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e skuadrës, me qëllim ndërtimin e një ekipi më konkurrues për sezonet e ardhshme.

Skuadra do të nisë përgatitjet zyrtare më 5 korrik, ku pritet të fillojë faza intensive e stërvitjeve për sezonin e ri dhe ndërtimin e grupit të lojtarëve.

Në njoftimin e klubit theksohet edhe rëndësia e zhvillimit të talenteve vendore, si pjesë kryesore e projektit të ri sportiv.

“Ky vit do të jetë viti i ndryshimit të madh. Projekti ynë i ri mbështetet fort në identitetin tonë: këtë sezon do t’u japim hapësirë maksimale talenteve vendore”, thuhet në njoftim.

Sipas klubit, ky riorganizim synon stabilitet afatgjatë dhe krijimin e një ekipi që përfaqëson denjësisht qytetin e Prizrenit në garat kampionale./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Lajmet e Fundit