5.4 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Zafiri bashkë me Limajn e Krasniqin

zafiri dhe limaj ne therand

Kryetari i Bashkimit Demokratik (BD), Zafir Berisha, ka bërë me dije se do të bëhet bashkë me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin për ta dërguar, siç ka thënë ai, në shtëpi PDK-në.
Berisha ka thënë se në zgjedhjet parlamentare partia e tij do të garojë së bashku me subjektin politik, të cilin të premten pritet ta themelojnë Limaj dhe Krasniqi.

“Jemi duke i bashkërenditur veprimet me iniciativën e Jakupit dhe Fatmirit për të qenë së bashku në zgjedhjet parlamentare. Pra, jemi të interesuar ta faktorizojmë një frymë politike e cila, për fat të keq, është duke i munguar Kosovës”, ka deklaruar Berisha në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka thënë se subjektit politik të Limajt e Krasniqit do t’i bashkohen të pakënaqurit brenda PDK-së. “Iniciativës së Jakupit dhe Fatmirit do t’i bashkohen njerëz nga subjektet e ndryshme politike. Natyrisht se do të ketë edhe nga PDK-ja sepse kësaj partie i ka humbur rruga në oborr. Besoj se të pakënaqurit në PDK do t’i bashkohen Jakupit dhe Fatmirit”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka shprehur dyshimet se PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë një marrëveshje të fshehtë për zgjedhjet parlamentare. Sipas Berishës, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj deri më tani e kanë mbajtur në pushtet Hashim Thaçin. “Në Kuvendin e Kosovës vetëm Vetëvendosje! ka qenë opozitë. LDK-ja dhe AAK-ja janë dy parti të cilat e kanë mbajtur në pushtet Hashimin”, ka deklaruar Berisha.

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka vlerësuar se muaji qershor është koha më ideale për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Më Shumë

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës

Sot mbushen 582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës. Më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, aty ku sot ndodhet memoriali i...

Sonte në Prizren, Bashkimi përballet me Vëllaznimin

Në kuadër të ProCredit Superliga, sonte në Prizren zhvillohet përballja ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, dy skuadra që hyjnë në këtë duel me synimin për...

Lajmet e Fundit