Begajt nuk i pëlqen Udhëzimi Administrativ

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Malishevës,Ragip Begaj, e vlerëson të vështirë zbatimin e Udhëzimit Administrativ, në të cilën parashihet, që katër të punësuar të bëhen pjesë e stafit të tij me status të përkohshëm.
“Është problem pasi që cilido nga shërbyesit civil që t’i thuash eja në këto pozita të përkohshme , normalisht që nuk do të pranojnë më dëshirën dhe vullnetin e vet të lënë pozitën e përhershme “,tha Begaj.

“Më së miri do të ishte që për këto pozita të lejohej rekrutimi i ri dhe kryetarët t’i përzgjedh, ashtu si i zgjedhin drejtorët e drejtorive komunale e jo të kërkohet nga nëpunësit civil t’i lënë pozitat e tyre të përhershme për të ardhur në një pozitë të përkohshme”.

Begaj tregon se e ka të vështirë të marrë një vendim që të kërkojë nga ndonjë punëtorë, që të lë punën e përhershme për një pozitë të përkohshme. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit