Thaçi: Ligji për veteranët, më i miri i mundshëm

thaci ,muharrem xhemajliKryeministri i Kosovës ka takuar të martën kryetarin e OVL-UÇK, Muharrem Xhemajlin. Në takim është diskutuar për Ligjin për veteranët e luftës, ku kryeministri ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që Ligji të miratohet gjatë këtij muaji në Kuvendin e Kosovës.Thaçi ka thënë se në të njëjtën kohë, është duke u bërë kategorizimi i veteranëve.

“Ne kemi punuar që të nxjerrim një ligj që është plotësisht në përputhje me vullnetin veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një ligj që i qëndron kohës, që do të jetë funksional, një ligj që ofron unitetin e spektrit politik qytetar, që njeh dhe institucionalizon luftën e UÇK-së, që ka mbulesë financiare dhe, kemi punuar bashkërisht me shoqatat e luftës që kjo çështje të rregullohet, ashtu siç duhet të rregullohet dhe në asnjë rrethanë të mos ketë improvizime apo zgjidhje gjysmake. Prandaj, ndihem mirë edhe personalisht si veteran i UÇK-së, për zgjidhjen e kësaj çështje për të gjithë bashkëluftëtarët e lirisë. Unë ju siguroj se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do t’i kenë benificionet që as veteranët e vendeve tjera që kanë qenë në luftëra, nuk kanë pasur ligj më afirmativ për veteranët në nivel të rajonit”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Muharrem Xhemajli ka thënë se pret që ky Ligj të miratohet në Kuvendin e Kosovës deri më 13 mars.

Ai ka thënë se ka pritur që Ligji të miratohet deri më 10 mars, siç kanë kërkuar veteranët, por për shkak se Kuvendi i Kosovës nuk mblidhet këtë javë për shkak të Epopesë së UÇK-së, pritet që kjo të bëhet me 13 mars.

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit