12.2 C
Prizren
E diel, 18 Maj, 2025

”Folkan Shqip”, së shpejti me dizajne të reja

PellazgIlirShqiptarThemeluesi i brendit unik me motive kombëtare, Donik Karaqi ka deklaruar se pas sfilatës së suksesshme që është mbajtur për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ekspozitës “Ekspo Shqip”, sivjet koleksioni pranverë – verë i këti brendi është emëruar “Prenda”. Ai shtoi se për të prezantuar koleksionin pranverë – verë, “Folkan Shqip” do të organizojë një sfilatë në sheshin 21, në fund të muajit prill. Të gjitha bluzat do të jenë me motive shqiptare, ku në këtë sfilatë do të prezantohen 15 dizajne të reja të bluzave.

“Folkan Shqip” është brendi i parë i veshjeve me motive shqiptare, i cili është themeluar para tri viteve në Prishtinë. Ky brend, për herë të parë, ka ofruar veshje me disa personalitete të historisë shqiptare, por me dizajne shumë moderne dhe në hap me trendet e fundit të modës.Themeluesi i këtij brendi Donik Karaqi për Kult Plus tha se në fillim produktet e tyre i kishin ofruar për shitje edhe përmes mënyrës online por edhe përmes shpërndarjes së tyre në tërë Kosovën.

“Pas një viti të suksesshëm të shitjes online kemi vendosur që produktet tona t’i ofrojmë edhe më afër konsumatorit që t’i shohin më afër, t’i prekin, dhe në këtë mënyrë kemi hapur pikën e parë të shitjes në Pallatin e Rinisë në Prishtinë pastaj jemi zgjeruar me pika tjera të shitjes, kështu që sot i kemi 13 pika shitëse në 13 qytete të Kosovës. Vetëm nga një dyqan për secilin qytet është i autorizuar për shitjen e produkteve”, ka theksuar Donik Karaqi, themelues i “Folkan Shqip” për “Kultplus”.

Karaqi shtoi se brendi “Folkan Shqip” ka përfaqësinë edhe në Zvicër dhe sipas kërkesave bënë edhe eksport të bluzave. Ai shtoi se produktet e tij janë 100% shqiptare, pasi janë të prodhuara, të qepura dhe të finalizuara në Kosovë.

Pas sfilatës së suksesshme që është mbajtur për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ekspozitës “Ekspo Shqip”, sivjet koleksioni pranverë – verë i këti brendi është emëruar “Prenda”.

“E kërkoja një emër që ka karakteristika shqiptare, që të jetë i lashtë dhe që është emër autokton. Gjatë hulumtimeve e kam parë që në kalendarin ilir, muaji Prill është thirr “Muaji i Prendës” në bazë të hyjneshës që ka qenë Prenda, po ashtu në hulumtimet e tjera e kam parë që Gjergj Fishta pranverën e ka thirr si “Prendvera” dhe nga kjo e ka marr emrin tamam pranvera, kështu që kjo është edhe arsyeja që kam vendosur që koleksionin e tanishëm ta emërtoj më këtë emër” shtoi Karaqi.

Për të prezantuar koleksionin pranverë – verë, “Folkan Shqip” do të organizojë një sfilatë në sheshin 21, në fund të muajit prill. Të gjitha bluzat do të jenë me motive shqiptare, ku në këtë sfilatë do të prezantohen 15 dizajne të reja të bluzave. Gjithashtu do të realizohet edhe një “fotoshooting” me modelet e reja të bluzave, tha Karaqi.

Ai shtoi se “Folkan Shqip” zakonisht punon me pesë ngjyra: Të bardhën, të zezën, të kuqen, ngjyrën e hirit dhe të kaltrën të cilat do të përdoren edhe në koleksionin pranverë-verë. Karaqi theksoi se për dallim nga herët e tjera do të përfshihen edhe disa personazhe të kohës së fundit, si figura e Adem Jasharit, por do të mbeten edhe motivet e tjera si kurora e Skënderbeut por tani me një dizajn tërësisht të ri. Sipas tij, përveç me figura të shtypura, do të ketë edhe bluza të qëndisura me qëllim që ato t`i përshtaten gjithnjë trendeve të fundit. Në koleksionin e tanishëm do të mbizotërojë ngjyra e artë e kombinuar me të zezën, shtoi Karaqi

“Ka kërkesa të vazhdueshme, ne si target tonin e kemi diasporën, prandaj gjatë verës ka një kërkesë më të madhe për produktet tona mirëpo edhe nga njerëzit e tjerë që jetojnë në Kosovë ka kërkesë të kënaqshme që nuk ndalen me një produkt. Duhet cekur që produktet tona nuk vishen vetëm në raste të caktuara festat e ndryshme, si p.sh për 28 nëntor apo për 17 shkurt, por vishen edhe në jetën e përditshme” vazhdon Karaqi duke thënë se qëllimi kryesor qysh në fillim të hapjes së kompanisë ka qenë që njerëzit përmes bluzave të prodhuara nga “Folkan Shqip” të arrijnë të njihen edhe më mirë me figurat e personazheve eminentë të historisë sonë.

Themeluesi i kompanisë “Folkan Shqip” thotë se produktet e tyre nuk mjafton që të jenë të bukura pa përçuar ndonjë mesazh apo një ngjarje që tregohet përmes saj. Ai shtoi se kompania e tij ka bërë bluza me shumë figura eminente dhe se shumë njerëz janë njohur me personalitetet shqiptare përmes bluzave.

Produktet e “Folkan Shqip” janë kopjuar shumë nga persona të pa autorizuar. Por, Doniku tha se produktet e tij dallojnë nga ato të kopjuara pasi janë të kualitetit shumë më të lartë anipse kanë kosto më të madhe. Ai shtoi se produktet e tij kanë garancë 2 vjet, prej ditës që blihen nga konsumatorët.Web faqja e “Folk Shqip” është www.folkanshqip.al, ku edhe përmes saj mund të bëhen porositë e bluzave me motive të ndryshme kombëtare.

Më Shumë

Totaj: Po të kisha mundësi, do t’u shkruaja një Abetare partive politike

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zgjuar vëmendje me një deklaratë plot humor dhe simbolikë gjatë pjesëmarrjes në manifestimin gjithëkombëtar “Festa e...

Konflikt i armatosur në Brod të Dragashit – një person arrestohet për posedim të armës

Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e 13 majit 2025, rreth orës 23:40, në fshatin Brod të Dragashit, ku pas një konflikti...

Lajmet e Fundit