4.4 C
Prizren
E shtunë, 3 Janar, 2026

Analistët, skeptikë për koalicionin AAK-LDD

Haradinaj-DaciAnalistët kosovarë janë shprehur skeptik për koalicionin në mes partisë së Haradinajt dhe partisë së Nexhat Dacit, sepse sipas tyre, kjo formulë qeverisëse nuk duket të ketë simpatinë e madhe të elektoratit në Kosovë.

Analisti Belul Beqaj tha për Telegrafin se gjendja e tanishme në Kosovë është produkt edhe i qeverisjes së vitit 2004 – kur qeverinë e kanë drejtuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës .

Ai mendon se AAK-ja, për shkak të ambicieve të liderit të saj, është duke synuar që të arrijë deri te pushteti. Por, sipas tij, “Haradinaj nuk po e kupton se sa më shumë që po interesohet për pushtet aq më tepër po largohet nga pushteti”.

“AAK-ja dhe lideri i saj, për shkak të oscilimeve, mos konsekuencës dhe ambicieve të paepura për pushtet – që në këtë kuptim ia kalon vetëm lideri i PDK-së – më shumë se gjasa do të jetë pjesë e të kaluarës sesa e të ardhmes”, ka thënë Beqaj.

Publicisti Astrit Gashi tha për Telegrafin se nuk mendon se Lidhja Demokratike e Dardanisë, kështu si është tash, sjellë një kualitet apo numër të votueseve në koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës .

Sipas tij, koalicioni (AAK-LDD) është më shumë kthim favoresh që i pari i AAK-së po i bën tash kryetarit të LDD-së, Nexhat Daci, si përgjigje e raporteve të mira që kanë pasur këta të dy gjatë qeverisjes së përbashkët LDK-AAK në vitin 2004.

“Dihet që në atë kohë Daci ishte një nga njerëzit kyç të LDK-së që insistonte që koalicioni të behej me AAK dhe jo me PDK. Ashtu edhe u bë. Sot është tepër herët për formulat, sepse ato do të dalin nga rezultatet zgjedhore. Por, vazhdoj te magjepsem me mënyrën se si Daci ende tejzmadhon pozicionin e tij dhe vetveten. Cilido që të jete koalicioni i ardhshëm, Daci do të jetë veçse një figurë, asgjë markante”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë konsiderojnë se përsëritja e formulës qeverisëse e vitit 2004 do të ishte opsioni më i mirë për zgjidhjen e problemeve për qytetarët e vendit. (Telegraf)

Më Shumë

Prizren: Nëntë persona lëndohen nga fishekzjarret, një fëmijë humb gishtin

Përdorimi i mjeteve piroteknike në shumë raste bëhet në mënyrë të pakontrolluar, sidomos gjatë festës së Vitit të Ri. Nëntë persona pësuan lëndime si pasojë...

Vikendi me mot të vranët dhe reshje shiu, borë e dobët në viset malore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vikendi i parë i janarit do të karakterizohet me mot të vranët dhe reshje të...

Lajmet e Fundit