6.4 C
Prizren
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025

Dy incidente në Rajonin e Prizrenit, lëndohen dy persona

Vetevrasje-alltiGjatë vikendit, në Rajonin e Prizrenit janë shënuar dy incidente ku janë përdorë armë zjarri me të cilat janë lënduar dy persona në dy raste të ndara.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Kievë në Komunën e Malishevës, në mesnatë në një shtëpi banimi.

“Gjyshi, (tani i dyshuari) përderisa po e pastronte pistoletën e llojit CZ-Vzor e kalibrit 7.65 mm, që e posedonte pa leje, aksidentalisht e ka shkrehur dhe plumbi e ka goditur nipin e tij nëntë vjeç i cili në momentet kritike kishte qenë fjetur në krevat. I dyshuari i kishte kuptuar pasojat e shkrehjes së armës atëherë kur fëmija është zgjuar nga gjumi dhe është ankuar për dhimbje në bark. Me të kuptuar se viktima është i plagosur nga arma, urgjentisht është dërguar në QKUK për trajtim”, thuhet në komunikatën e Policisë në Prizren.

Sipas raporteve mjekësore thuhet se pas intervenimit kirurgjik, jeta e fëmijës është jashtë rrezikut. Në vendin e ngjarjes janë kryer procedurat hetimore. Është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që i dyshuari të lihet i lirë ndërsa rasti t’i kalojë prokurorisë sipas procedurës së rregullt. Arma me dy fishekë është sekuestruar.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Flemingu”  në Prizren. Sipas raporteve hetimore thuhet se një qytetar ka kërkuar ndihmën mjekësore sepse ishte plagosur me armë zjarri nga djali i tij i cili me gjasë kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka arrestuar të njëjtin. Eshtë sekuestruar një pistoletë me gazë dhe njëzetë fishekë të kalibrit 9 mm. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë”.

Po ashtu, Policia e Suharekës e ka sekuestruar një pistoletë tek një person i dyshuar i cili ndodhej në Parkun e Qytetit. Pas identifikimit të personit, në çantën e tij është gjetur një pistoletë “Ekol Tuna” e kalibrit 8 mm  dhe gjashtë fishekë. Në konsultim me prokurorin, rasti procedohet me procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Më 28 Nëntor në Prizren përurohet shtatorja e komandantit, Tahir Sinani

Në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor, në Parkun e Qytetit të Prizrenit do të përurohet shtatorja e komandantit të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Numërohen 100% të votave në Rahovec, fiton Smajl Latifi i AAK-së

Janë numëruar 100% e votave në Rahovec. Smajl Latifi i AAK-së ka fituar 53,59% të votave, ndërsa Ali Dula i Lëvizjes Vetëvendosje 46,41%. Marketing https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Lajmet e Fundit